18:12 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Teston besnikërinë e të dashurit me shoqen e saj të ngushtë, tronditet nga ajo çfarë sheh

Një vajzë e cila dyshonte në besnikërinë e të dashurit të saj, e vë në provë atë duke e përballur atë me një mike të saj joshëse.

Në episodin e ri të emisionit të Youtube, i cili ka për qëllim të kap tradhtarët, një grua me emrin Ashley pranon se nuk ka besim në të dashurin e saj Bart, dhe dyshon se atij i pëlqen shoqja e saj Alex, sepse ai kishte shprehur tashmë interes për të.

“Ajo është një lloj i vajzës që nuk dëshironi të dilni me të kur jeni së bashku me të dashurin tuaj”, shpjegoj ajo. “Ai madje bëri shaka me mua për të pasur një treshe me të”.

Si pjesë e kamerës së fshehur, kishin vendosur Alex pranë një parkingu ku edhe mund të takohej me Bart përderisa ai ishte në pushimin e drekës.

Alex i dha atij një përqafim të madh, dhe ajo nuk humbet aspak kohë dhe fillon flirtimin me të.

Ai fillon t’i jap komplimente duke i thënë asaj se duket shumë bukur.

Në të njëjtën kohë e dashura e tij dhe shoqja e ngushtë e Alex, Ashley ishte duke shikuar këtë takim

Përderisa Alex flirton, Bart fillon të tregoj se kohëve të fundit ka qenë shumë i mërzitur.

“Duhet të më thirresh ndonjëherë”, i tha Bart asaj.

Ajo iu përgjigj se do të ishte mirë duke i thënë se ata mund të shikonin ndonjë film apo edhe ta hanin pica.

Ai u përgjigj me plot entuziazëm që mund ta bënte atë.

Ata të dy ndërruan numrat dhe Alex i kërkoi atij që të mos i tregonte për këtë të dashurës së tij.

Ai i tha se nuk ka problem dhe se ky do të mbetej një sekret. Pastaj ajo shtoi duke i thënë merri disa pizhame me vete nëse dëshiron të qëndrojë aty krejt.

Pas kësaj Bart e pyet atë a mund të shikojë një herë trupin tuaj më mirë.

Ajo i thotë po, duke shtuar se ai mund ta eksplorojë atë më shumë gjatë mbrëmjes kur takohen.

Pastaj ai edhe e kap atë duke e çuar lartë dhe në fund përshëndeten./Indeksonline/