19:34 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Tetarja e FSK-së, shpëton qenin e plagosur, tashmë i shëruar ai e përcjell çdo ditë për në punë

Qentë endacak janë të shumtë në vendin tonë, e disa nga ta shpeshherë kanë ditur të jetë të rrezikshëm për qytetarët duke iu shkaktuar plagë të ndryshme.

Mirëpo një rast tjetër ka ndodhur ditë më parë, kur një qen i tillë i plagosur nga qenë të tjerë endacak ishte shtrirë në rrugë, duke pritur ndihmë nga dikush.

E ajo që iu gjet në një situatë të tillë është tetarja e FSK-së, Besiana Hykaj. Ajo kishte të dëgjuar nga banorët e lagjes së saj, se qeni ishte sulmuar nga qenë të tjerë endacak dhe menjëherë e kishte dërguar atë tek veterinari.

Tani qeni i shëruar, si për t’i kthyer të mirë që kishte bërë, tetarja, e përcjell çdo ditë nga banesa e saj e deri tek puna.