Tetë lojtarë largohen nga kampi i Anglisë, “çartet” Harry Kane: Është turp, vendoseni shtetin para klubeve!

Kombëtarja e Anglisë ka udhëtuar në Greqi për ndeshjen e parafundit të UEFA Nations League, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45.
“Tre luanët” kanë mbetur pa tetë lojtarë kyçë, që kapin vlerën e 739 milionë eurove. Shumica e tyre u larguan nga kampi për shkak të gjendjes së tyre fizike, shkruan Indeksonline
Por, kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Bayern Munchenit dyshon se në këtë mes ka arsye të tjera.
Gjatë një interviste për ITV-në, Kane tha: Unë mendoj se Anglia është para çdo gjëje tjetër. Anglia është para klubit. Dua të jem i sinqertë dhe kjo nuk më pëlqen aspak. Është turp!
“Mendoj se është një fazë e vështirë e sezonit. Ndoshta është përfituar pak nga kjo për të pushuar”, u shpreh Harry Kane
Disa lojtarë kyçë që pritet t’i mungojnë Anglisë për ndeshjen sonte janë: Cole Palmer, Declan Rice, Trent Alexander-Arnold dhe Phil Foden./Indeksonline/
Any England fan that doesn’t love Harry Kane needs their head testing.
— England Extra (@EnglandExtra) November 13, 2024
What a guy. Standard setter ❤️pic.twitter.com/VvRZletb2u