11:27 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Tetë luanë në një kopsht zoologjik në Indi infektohen me Coronavirus

Tetë luanë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në një kopsht zoologjik në Indi, dhe besohet se janë rastet e para të këtij lloji në vend.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik raportuan se kishin vendosur që të testojnë luanët aziatikë për koronavirus pasi veterinarët kishin vërejtur se ata kanë simptoma duke përfshirë humbjen e apetit dhe kollin.

Katër meshkuj dhe katër femra luanë nga 12 sa janë në total janë infektuar.

Gjithashtu është njoftuar se luanët janë në gjendje të mirë shëndetësore.