75 Mall Live Search
21:12 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Tetë minuta para fillimit, shtyhet ndeshja e Kupës së Gjermanisë

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Gjermanisë është shtyer për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës, e cili ishte e mbushur me ujë pas motit të keq që po mbretëron atje.

Vendimi përfundimtar për shtyerjen e ndeshjes erdhei vetëm tetë minuta para fillimit, shkruan IndeksOnline.

Shiu i madh që ka rënë në Saarbrücken gjatë gjithë ditës ka pamundësuar zhvillimin e kësaj ndeshje.

Ndihmësit ishin përpjekur për orë të tëra të pastronin fushën e lojës nga uji duke përdorur fryrëse gjethesh, por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Data për zhvillimin e kësaj ndeshje nuk është caktuar ende./IndeksOnline/