75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / H F

Tetë muaj pas ndarjes/ Megan Fox dhe Machine Gun Kelly drejt ribashkimit, ish-çifti me pushime në Kosta Rika me vajzën e tyre

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly thuhet se janë në prag të një ribashkimi , tetë muaj pas ndarjes së tyre të fundit dhe ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë. Ish-çifti u pa në aeroport më 22 korrik, duke udhëtuar për në Kosta Rika me vajzën e tyre, Saga Blade.

Ndërsa asnjëri nuk ka komentuar ende për marrëdhënien e tyre, një burim pranë çiftit i tha US Weekly të enjten, më 7 gusht: “Gjërat duket se janë kthyer në ‘normalitet’ mes tyre, por ata nuk po i vënë etiketë marrëdhënies së tyre.”

Një person i dytë pranë tyre shtoi:“ Ata janë ende të afërt dhe teknikisht po përpiqen të rikthehen së bashku. Ky udhëtim është një hap i rëndësishëm në atë drejtim.”

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly filluan të dilnin në vitin 2020 dhe u fejuan dy vjet më vonë. Në nëntor 2024, ato njoftuan se prisnin vajzën e tyre, vetëm disa muaj pas një aborti që e përshkruan si “tragjik”.

Megjithatë, afërsisht në të njëjtën kohë, aktorja thuhet se i dha fund fejesës së tyre pasi zbuloi “mesazhe nga gra të tjera” në telefonin e MGK. Megan Fox konfirmoi zyrtarisht ndarjen e tyre në mars të vitit 2024, pak pasi lindi Saga Blade.