8 persona ndalohen gjatë 24- orëve të kaluara
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë persona, si edhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre persona të dyshuar, në tre raste të ndara. Gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar, si dhe, ka bërë një propozim për caktimin e arrestit shtëpiak, kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person, pasi që ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje në tentativë”, si edhe një person, pasi që ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48- orësh, një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhunë në familje” sipas KPRK-së.