09:35 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / S Z

Tetë spitale të Gazës u bombarduan në tre ditë

Tetë spitale janë bombarduar nga forcat izraelite në tre ditët e fundit dhe 18 spitale kanë qenë jashtë shërbimit që nga 7 tetori, tha zyra e mediave të qeverisë së Gazës.

Al Jazeera raporton se spitali më i madh i Gazës, al-Shifa, pësoi “një dëm të madh” në sulmet ajrore izraelite.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka postuar gjithashtu një video që tregon dëmet e shkaktuara në departamentin e radiologjisë në spitalin al-Nasser në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.