Tetë talentët që debutuan në vitin 2018 për Kosovën
Viti 2018 ishte thjesht i jashtëzakonshëm për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, duke e mbyllur pa asnjë humbje të regjistruar.
Këto fitore ia mundësuan ”Dardanëve” që ta fitojnë Ligën D3, për t’u promovuar në Ligën C, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Me largimin e Albert Bunjakit, dhe ardhjen e zviceranit, Bernard Challandes, gjërat te Kosova ndryshuan për të mirë, transmeton IndeksOnline.

Përveç ndryshimit të mentalitetit, Përfaqësuesja në krye me Challandes inkuadroi në skuadrën A edhe lojtarë të rinjë.
Disa prej lojtarëve të rinjë që debutuan treguan maksimalisht potencialin e tyre, duke impresionuar edhe tifozët në tribuna.
Në mesin e lojtarëve që debutuan me Challandes ishin Idriz Voca, Edon Zhegrova, Gjelbrim Taipi, Jetmir Krasniqi dhe Ardin Dallku.

Përveç tyre janë edhe Lirim Kastrati, Shkëlqim Demhasaj dhe Arijanet Muriçi.

Mbetet të shihet se çfarë talentë do të debutojnë në vitin 2019 te Kosova duke e ditur grupmoshat e reja janë të mbushura me talentë./IndeksOnline/