08:26 / E Diele, 05 Prill 2020

Tetë të infektuar me koronavirus në Vushtrri, në një lagje ndalohen hyrje-daljet

Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për pesë raste të reja me Covid 19 në Kosovë. Në mesin e këtyre rasteve të konfirmuara është dhe një grua nga Vushtrria, duke çuar kështu në tetë numrin e të infektuarve me koronavirus në këtë qytet.

Duke e parë këtë gjendje Shtabi Emergjent i Vushtrrisë ka vendosur që të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës.  

Këte e konfirmoi drejtori i shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Mehilli.

Lexojeni të plotë deklaratën e tij:

Rasti i 8-të pozitiv me Coronavirus në Vushtrri

Pacientja është hospitalizuar në klinikën infektive pasi që është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri sot me datë 04.04.2020 ku pas testimeve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shtabi Emergjent Komunal po ndihmon IKSHPK që të gjurmojnë të gjitha kontaktet e pacientes. Të gjitha hapsirat e institucioneve shëndetësore po dezinfektohen.

Deri në një vendim tjetër, me rekomandim nga institucionet kombëtare, do të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës.

Luftimi e parandalimi i Coronavirus kërkon bashkëpunim e durim nga të gjithë ne. Deri tani bashkë me juve të dashur qytetarë dhe me institucionet ja kemi dal më mirë se secili shtet në rajon. Le të vazhdojmë bashkë me këtë përkushtim e disciplinë.

Ju lutemi, #rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin