75 Mall Live Search
15:20 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Tetë të vdekur dhe 345 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë tetë persona si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar 345 raste të reja pozitive.

Ndërsa, 436 persona janë shëruar duke e tejkaluar numrin e rasteve të reja, transmeton Klan Kosova.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë dy raste (85, 79 vjeç), Prizren dy raste (70, 65 vjeç), Pejë një rast (68 vjeç), Rahovec një rast (62 vjeç), Klinë një rast (69 vjeç) dhe Ferizaj një rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208.

Rastet pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 117 raste, Mitrovicë 39 raste, Podujevë 20 raste, Ferizaj 19 raste, Prizren 18 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 14 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Pejë tetë raste, Suharekë tetë raste, Gjakovë shtatë raste, Drenas gjashtë raste, Kamenicë gjashtë raste, Shtime katër raste, Deçan tre raste, Viti tre raste, Kaçanik dy raste, Novobërdë dy raste, Rahovec dy raste dhe me nga një rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok.