Tetë të vdekur pas rrëzimit të bombarduesit të Forcave Ajrore Amerikane
Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeing, janë vrarë pasi një bombardues B-52 i Forcave Ajrore Amerikane u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edwards në Kaliforninë jugore.
Incidenti ndodhi në orën 11:20 sipas orës lokale të hënën, ndërsa avioni kishte qenë në një mision provë rutinë, raporton BBC.
Përplasja dërgoi një re të madhe tymi të zi në ajër që mund të shihej për kilometra të tëra.
Sot, Baza Ajrore Edwards përjetoi një tragjedi të tmerrshme dhe humbëm tetë amerikanë të shkëlqyer”, tha Koloneli James Hayes.

