Tetë vetura të përfshira në një aksident në hyrje të Prizrenit, tre persona të lënduar

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në kilometrin e dytë të rrugës Zhur – Prizren, në drejtim të pikëkalimit kufitar të Vërmicës, ku janë lënduar tre persona.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Sipas raportimeve të deritanishme, në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të Pikëkalimit kufitar Vermicë, si pasojë e një aksidenti me tetë vetura rruga është bllokuar përkohësisht. Tre persona raportohet se kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.
Hoxha u shpreh se aktualisht automjetet janë duke shfrytëzuar rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit.
Ai u bëri apel shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes:
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, që gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve”./Indeksonline/