75 Mall Live Search
17:18 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / Blerim

Tetë vite burg për futbollistin e njohur spanjoll?

Santi Mina mund të dënohet me tetë vite burg për shkak se akuzohet për një sulm seksual.

Mediat në Spanjë raportojnë se Mina rrezikon të përballet me tetë vite burg për shkak të një sulmi seksual që pretendohet se e bëri në vitin 2017, sa ishte pjesë e klubit të Valencias, shkruan IndeksOnline

Sulmi seksual pretendohet të ishte kryer në qytetin e Mojacar në Spanjë.

Sulmuesi 25-vjeçar tani është pjesë e Celta Vigos – kurse më parë ka luajtur edhe për Valencian./IndeksOnline/