Tetë vite me shumë trofe të fituar, Arbër Potoku i jep fund rrugëtimit të tij legjendar te Ballkani
Pas tetë viteve, Arbër Potoku është larguar nga skuadra e Ballkanit.
Potoku ishte pjesë e një rrugëtimi historik me Ballkanin, ku fitoi tre herë titullin e Kampionit të Kosovës, një herë fitues i Kupës dhe numëron dy trofe të Superkupës, shkruan IndeksOnline.
Që nga gushti i vitit 2018, Arbëri bëri 263 paraqitje, 7 gola dhe 13 asistime, ai dha një kontribut të rëndësishëm në çdo etapë të ngritjes së Ballkanit.
Klubi suharekas e ka falendëruar Potokun për kontributin e tij gjatë k♪7tyre viteve.
Postimi i plotë:
Faleminderit për gjithçka, Arbër Potoku!
Pas tetë vitesh të mbushura me suksese pafund, FC Ballkani falënderon Arbër Potokun për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën portokalli e zi.
Që nga gushti i vitit 2018, Arbëri ishte pjesë e rrugëtimit më të suksesshëm në historinë e klubit tonë. Me 263 paraqitje, 7 gola dhe 13 asistime, ai dha një kontribut të rëndësishëm në çdo etapë të ngritjes së Ballkanit.
Së bashku festuam tre tituj kampioni radhazi (2022, 2023, 2024), fitimin e Kupës së Kosovës në vitin 2023, si dhe dy Superkupa në vitet 2022 dhe 2024.
Arbër Potoku ishte gjithashtu pjesë e gjeneratës që shkroi historinë evropiane të FC Ballkanit, duke kontribuar në kualifikimin dhe pjesëmarrjen për dy sezone radhazi në grupet e UEFA Conference League, një arritje që do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit dhe futbollit kosovar.
Faleminderit për besnikërinë dhe për çdo ndeshje të luajtur me zemër për ngjyrat e Ballkanit.
Të urojmë suksese në vazhdim të karrierës dhe në çdo sfidë që të pret përpara.
Gjithmonë pjesë e historisë sonë, Arbër!/IndeksOnline/

