23:08 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Tetë vite nga vdekja e terroristit, Bin Laden – Si ndodhi aksioni historik?

Bin Laden ishte njëri nga njerëzit më të kërkuar dhe ndër personat më të rrezikshëm në botë para se të vdiste me 2 maj të vitit 2011.

Lideri i organizatës terroriste “al-Qaeda” që ishte autori i tragjedisë së 11 shtatorit në vitin 2001.  Që nga ai vit, Bin Laden po vazhdonte të fshihej.

Ai arriti ta bëj këtë deri me 2 maj të vitit 2011. Forcat speciale në orët e para të mëngjesit kishin hyrë në shtëpinë e tij në Pakistan duke e vrarë atë.

Bin Laden ishte vrarë nga “Navy SEAL Team 6” , një ekip elitë i pamëshirshëm.

Aksionin drejtpërdrejt po e përcillte presidenti i asaj kohe të ShBA-së, Barack Obama nga zyra e tij.

Përveç tij, gjatë sulmit ishin vrarë dy truproje, një grua dhe njëri nga djemtë e tij. Trupi i vdekur i terroristit  ishte varrosur shpejt në det. Fatmirësisht asnjë anëtar i ekip të ‘SEAL’ nuk ishte plagosur.

Mijëra qytetarë amerikan dolën në rrugë për ta festuar këtë fitore.

Ky operacion i forcave amerikane ishte shndërruar në një film hollivudian./Indeksonline/