17:07 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tetë vite nga “vjedhja” më e madhe në histori të futbollit italian

25 shkurt 2012, Milan-Juventus, ndeshje thuajse deçizive në “San Siro”.

Kuqezinjtë kishin shënuar golin e parë me Nocerino dhe pas 23 minutash lojë do të shënonin edhe të dytin me Sulley Muntari, që ashtu si gjithë stadiumi “San Siro” dhe gjithë tifozët kuqezi përpara TV nisi të festojë! E pa i madh dhe i vogël që ai top kaloi të paktën gjysmë metri brenda.

Nuk e panë vetëm gjyqtarët! 5 minuta nga fundi Matri barazoi rezultatin 1-1 (pasi iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje, që nuk ishte).

Por, ajo ndeshje, 2-0 pas vetëm 23 minutash, do të merrte një tjetër rrjedhë.

Mungonte teknologjia, por syri i njeriut për këtë rast nuk kishte nevojë për ndihmë. Ishte sezoni kur Juventusi i Contes fitoi titullin e parë të ciklit 8 vjeçar!

Ai kampionat do të merrte një tjetër rrjedhë. Historia e Milanit do të merrte një tjetër rrjedhë.

Në fund, Juventusi u bë kampion me 84 pikë, katër më shumë se Milani në vendin e dytë. /IndeksOnline/