16:41 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tetë zëvendësministra shqiptarë në qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut

Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, nga 19 dikasteret, 5 zëvendësministra i takojnë BDI-së, dy zëvendësministra ‘Lëvizjes BESA’ si pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM-në, si dhe një post zëvendësministri i takon PDSH-së. Lista e zëvendësministrave pritet që të kalojë në Kuvend, pas disa ditësh.

Ky numër i arritur për herë të parë erdhi si rezultat i pjesëmarrjes më të gjerë të partive shqiptare në koalicionin qeverisës.

Finalizimi marrëveshjes pritet tw bwhet nga Kryeministri Zoran Zaev me partitë më të vogla të koalicionit “Mundemi”

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.