Tetor “i nxehtë”, dy bashkëpunime gjigante do ta “godasin” tregun muzikor

Edhe muaji tetor po sjell bashkëpunime “të forta” mes artistëve shqiptar.
Një duet i cili pritet të bëj “boom” është ai mes reperit Bardhi dhe këngëtarit Durim Malaj. Burime të Indeksonline mësojnë se kënga do të publikohet nesër.

Ndërsa projekti i dytë i cili do të lansohet së shpejti është bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Alban Skenderajt.
Këtë paralajmërim e dha vet artistja përmes një postimi në Instagram.
“Ka shume vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm!
A jeni gati???”, ka shkruar në mbishkrimin e fotos duke mos dhënë asnjë detaj më shumë./Indeksonline/
