12:02 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori, në tërë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacione dhe t’i edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Çdo vit, kjo fushatë nis më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri. Fushata, gjithashtu ofron informacione dhe mbështetje për femrat që janë të prekura nga kanceri i gjirit.

Në vitin 1993, Fondacioni i Kërkimeve për Kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë, që kjo fjongo u përdor për të simbolizuar kancerin e gjirit. Që atëherë, fjongoja rozë u bё simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё gjirit dhe i mbështetjes sё personave qё e vuanin atё.

Çdo tetor qindra e mijëra produkte tё pajisura me fjongon rozё, apo tё ngjyrosura me rozё, shërbejnë si simbolikë dhe shiten me qëllim qё njё pjesё e vogёl e të ardhurave tё grumbulluara tё jepet si donacion pёr tё mbështetur kërkimet apo fushatat ndërgjegjësuese tё kancerit tё gjirit.