75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / MSH

Tetori Rozë/ Interex-i në fushatën kundër kancerit të gjirit

Muaji tetor i njohur në mbarë botën si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, këtë vit e gjen sërish Interex-in të angazhuar fuqishëm për të katërtin vit me radhë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan. Përmes kësaj nisme, kompania konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj ndaj shëndetit dhe mirëqenies së komunitetit.

Si pjesë e fushatës, Interex-i ka ofruar kontrolle falas për të gjitha punonjëset e saj, ndërsa të gjitha gratë do të kenë mundësinë të informohen rreth kancerit të gjirit përmes materialeve të posaçme informuese. Këto broshura do të shpjegojnë mënyrën se si të kryhen vetë-kontrolle në kushte shtëpie, një hap i rëndësishëm për parandalimin dhe zbulimin e hershëm.

Për më tepër, për të gjitha rastet kur do të ketë dyshime, falë Interex, ekziston mundësia që gratë të kryejnë pa pagesë kontrollet si Echo ose Mamografi e gjirit në Spitalin Amerikan.

Me këtë veprim, Interex-i dëshmon se përveç kujdesit për shërbimet dhe ofertat ndaj klientëve, është një kompani që mendon dhe vepron për shëndetin e tyre.

Unë jam gjithmonë pranë teje, Interex!