75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / AR

Teuta flet për ndarjen nga Blero: Mediat më kanë pirë gjakun, isha në gjendje të rëndë emocionale

Ish-çifti Teuta dhe Blero kanë qenë tejet të përfolur pas ndarjes së tyre.

Janë bërë 7 vite që kur ndodhi kjo ndarje dhe që bëri bujë të madhe mediatike, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë në ATV, aktorja u shpreh se gjatë asaj kohe ishte në gjendje të rëndë emocionale.

Është interesant mua shpesh më bie në disa situata që ta thyej një farë akulli që mandej bëhet më e lehtë. Në fillimet e veta nuk ka qenë si proces i lehtë as ndarja. Ndarja mes dy bashkëshortëve është proces shumë i vështirë, është traumatik dhe gjithmonë mendon se çfarë pasoja mund të kesh pas këtij vendimi, do të thotë në moment që një çift ndahet kushdo që e ka përjetuar, e di se është problem do t’ua sqarojë fëmijës, prindërve, shoqërisë, e unë është dashur edhe dy milionë njerëzve”, tha ajo.

Edhe në atë kohë, edhe sot po them që nuk është trend i mirë por gjithsesi diçka të cilën e sheh se nuk ka me vazhdu mirë është mirë me e këput. E imja ka zgjatur shumë. Thashë e kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe unë sot them se mirë që ka qenë më e vogël, se sot do ishte më e vështirë. Pavarësisht ndarjes, fëmija nuk ka fëmijë. Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në çdo festë bashkë. Kam ditur të lexoj tituj super bombastik, kur po lexoj nuk po e di as nuk po e njoh këtë vajzën e leje më që nuk jam unë, me thënë kushtimisht ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth”, shtoi ajo.

Nga kjo martesë ajo ka një vajzë e quajtur Tara./Indeksonline/