Teuta Haxhiu lëshon sallën e Parlamentit kur flet deputeti i VV-së, Batusha: “Patetike, kjo qasje nuk të sjellë shumë vota”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu e ka lëshuar sallën e parlamentit kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të bëjnë pyetje asaj.
Pasi e lëshoj sallën e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Agon Batusha I është vënë pas dhe e ka fotografuar atë në dalje, por që fotografitë pas publikimit, i ka fshirë, transmeton Indeksonline.
Pas kësaj, ai përmes një postimi ka thënë se kjo sjellje e deputetës Haxhiu është patetike dhe se kjo qasje nuk I sjellë shumë vota.
Batusha në postimin e tij po ashtu thuotë se Teuta Haxhiu gjithmonë sulmon deputetët e Gjakovës sa herë që flet.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij:
Akuzon për jo-seriozitet, deputetja Haxhiu lëshon sallën menjëherë pasi përfundon spektaklin pa përmbajtje në Parlamentin e Republikës. Kaq për seriozitetin e deputetës Teuta Haxhiu.
Është bërë zakon e ves i keq që në momentin kur një deputet/e i/e ri (i zhveshur nga (pa)përgjegjësia institucionale e morale e 20 viteve të fundit në Kosovën e patriotëve fallco) kërkon llogari e drejton gisht për të marrë përgjegjësi, i/e njëjta sulmohet posht brezit.
Posht brezit, si tentim për devijim të fokusit të diskutimit, më sulmoi edhe sot deputetja znj. Haxhiu. Deputetja Haxhiu si kundër-replikë, në mungesë të argumenteve e trajtimit adekuat të temës së të pagjeturve, zgjedh të vërsulet me qëllim të denigrojë punën time si deputet e si rrjedhojë ta amortizojë kritikën e kërkesën time për punë me përkushtim për një qështje kaq të ndieshme.
Ngjajshëm znj. Haxhiu sulmon deputetët nga Gjakova sa herë që fletë në Kuvend.
Është patetike një sjellje e tillë. Sidomos nëse e njëjta nuk do ta lëshonte sallën pas spektakleve që krijon në seancë.
I siguroj deputetës Haxhiu, se kjo qasje nuk i sjellë më shumë vota ne Gjakovën e cila ende kërkon me ngulm të shërojë plagët e luftës. Gjakova dhe e gjithë Kosova pret që ne t’i adresojmë me seriozitet çështjen e të zhdukurve dhe sa më shpejtë t’i japim fund pritjes dhe vuajtjeve të familjarëve të të zhdukurve.
Ora 16:40 kur u largua znj. Haxhiu, ndërsa debati ende po vazhdon.