75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Teuta Haxhiu tregon të vërtetën e pasurisë së saj: Kam vetëm një banesë që është ende në procedurë të blerjes!

Deputetja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu ka folur në lidhje me pasurinë e saj dhe lajmet që janë përfolur nëpër medie në lidhje me atë që posedon  deputetja nga rajoni i Dukagjinit.

Ajo ka thënë se ende ka në procedurë blerjen e një banese, ndërsa ka një këstë mujor prej 600 eurove.

Tutje Haxhiu ka treguar se fëmijët e saj jetojnë me qera në Prishtinë.

Haxhiu ka treguar se cdo gjë që posedon si pasuri e ka të trashëguar nga vjehrri i saj.

Më poshtë e gjeni të plotë statusi e saj në Facebook: