14:32 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / M. M

Teuta Krasniqi disa fjalë për prindërit që i ka në spital

Profesori universitar, Milazim Krasniqi është shtruar në spital bashkë me bashkëshorten, zonjën Edibe, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ai ka rrëfyer se pas disa ditëve trajtim në banesë ndaj virusit, rekomandim të ekipit mjekësor, ata po marrin specializim të mëtejshëm në spital.

Së fundmi, e bija e tij, Teuta Krasniqi ka emocionuar të gjithë teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” një foto nga karantina e vitit të kaluar kur Tara dhe Kaia komunikonin me gjyshërit përmes lidhjes online me video.

Para një viti me mall, tash edhe me më shumë mall…”, është shprehur Teuta krahas fotos.