23:01 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Teuta Krasniqi rrëfen përjetimet e 20 viteve më parë në Prishtinë

Aktorja kosovare, Teuta Krasniqi përmes një shkrimi postuar në llogarinë Facebook është kthyer pas në kohë, duke treguar se si ajo bashkë me familjen e saj 20 vite më parë përjetuan bombardimet e NATO-s.

Ky është postimi i Teutës:

20 vjet me pare, ne kete kohe, ishim strukur ne banesen tone te vogel ne Ulpiane, une, motra ime e vogel Bubulina, mami dhe babi, i cili, per te na larguar mendjen nga frika e bombardimeve qe sapo filluan, na tregonte perralla mua dhe Bubulines. 
Pa rryme, me nje qiri ndezur, ulur ne toke… ende e ndjej shqetesimin e madh te mamit dhe zerin e babit me perrallat me te bukura qe i shpikte aty per aty. Nje situate e ngjajshme si ne filmin “La vita e bella”, ku babai mundohet ta fsheh tmerrin e luftes ne sy te djalit te tij te vogel, duke e shenderruar per te, gjithe luften si nje loje garuese… edhe pse une isha 16 vjec e motra 11, ate nate ishim si dy vajza te vogla qe nen driten e qiririt dhe ne zhurmen e bomabardimeve, kerkonim konfirmimin ne syte e prinderve qe gjithcka do te shkoje mire. 
Uhhh edhe tash po ndjej sikur te kishte qene dje… 
Faleminderit Amerike, Faleminderit UÇK, Faleminderit gjithe shqiptareve te Maqedonise dhe gjithe Shqiperise e poashtu faleminderit mami dhe babi, qe edhe ate jave te bombardimeve sa qendruam ne Prishtine dhe 4 diteve tjera ne Bllace, u munduat me gjithe shpirtin te na e lehtesoni gjithe ate tmerr ne syte e mi dhe motres se vogel. 
Zoti e bekofte Kosoven dhe miqte e saj