Teuta për Adonisin: E kam veç një brengë, nuk e di a do t’më mjaftoj veç një jetë për me të dashtë

Sot Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina festojnë përvjetorin e dashurisë.
Teuta postoi një fotografi ku shihet në krahët e Adonisit, teksa u bë romantike me shkrimin e saj.
Ajo thotë se e ka vec një brengë. “Nuk e di a do t’më mjaftoj vec një jetë për me të dashtë”, shkruan aktorja.
Shkrimi i plotë i Teutës:
“Sot është festa jonë, përvjetori i dashurisë sonë. Me ty, pothuajse cdo ditë është festë. Festë e jetës, e familjes, e dashurisë, festë e të qenit Ne. E kam vec nje brengë, nuk e di a do t’më mjaftoj vec një jetë për me të dashtë…
Duart tua të forta, do ta mbajnë zemrën time përgjithmonë. Të dua”./Indeksonline/