75 Mall Live Search
19:37 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / H F

Teuta Rugova për kandidimin e Ukës: Një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e misionit të familjes

Teuta Rugova, ish-deputetja e Kuvendit dhe bija e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka komentuar kandidimin e vëllait të saj për deputet, Ukë Rugova.

Ajo e sheh këtë hap jo vetëm si një veprim politik, por si vazhdim i një rrugë të ndërtuar mbi vlera, sakrificë dhe dashuri për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

“Për familjen tonë, ky është një vendim me peshë të veçantë, sepse shënon vazhdimësinë e një misioni dhe të vlerave mbi të cilat jemi rritur e që na kanë mbajtur gjithmonë të bashkuar në partinë e themeluar nga babai ynë, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova.”, shkruan mes tjerash ajo.

Statusi i saj i plotë:

Kandidimi i Ukës për deputet nuk është vetëm një hap politik, por vazhdim i natyrshëm i një rruge të ndërtuar mbi vlera të forta, sakrificë dhe dashuri për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Për familjen tonë, ky është një vendim me peshë të veçantë, sepse shënon vazhdimësinë e një misioni dhe të vlerave mbi të cilat jemi rritur e që na kanë mbajtur gjithmonë të bashkuar në partinë e themeluar nga babai ynë, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova.