75 Mall Live Search
18:15 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / AR

Teuta Selimi bën thirrje për marshim në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së

Edhe këngëtarja kosovare Teuta Selim, ka bërë thirrje për një marshim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që aktualisht po gjykohen në Hagë.

Marshimi do të mbahet më 17 shkurt, në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas thirrjes, motoja e aktivitetit është: “UÇK – Drejtësi, jo politikë”, duke theksuar kërkesën për një proces të drejtë gjyqësor./Indeksonline/