Tevez-i me ndërhyrje brutale, për pak sa nuk ia thyen këmbën kundërshtarit

Carlos Tevezi rrezikoi të hynte në historinë e futbollit si një nga dëbimet (daljet me karton të kuq) nga loja më të shpejta ndonjëherë.
Gjithçka ndodhi gjatë një ndeshjeje në Argjentinë midis Boca Juniorsit dhe Talleresit në “Bombonera”.
Vetëm 3 sekonda pas startit të topit të parë nga mysafirët, në fakt, “Apache” u bë protagonist i një ndërhyrjeje vrasëse ndaj kundërshtarit, Tomas Pochettino, i cili tashmë ishte larguar nga topi.
Një “kositje” nga prapa, me takat ngritur në këmbën e djathtë të lojtarit kundërshtar.