Tha se e kishte fobi, publikohet fotoja kur Labi e quante veten “Noti”
Natën e mbrëmshme, Labi ka reaguar pasi Londrimi e quajti “Noti”.
Ai tha se nuk preferon ta thërrasin me këtë nofkë, për shkak të një rasti në familje, shkruan Indeksonline.
Këngëtari deklaroi se njëherë djali i tij për pak sa nuk është mbytur në det, dhe pas kësaj, e gjithë familja e kanë fobi notin.
Por, një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet që këngëtari qëndron pranë një pishine si edhe ka përdorur mbishkrimin “Labinot Rexha- Noti”, për të cilën deklaroi se nuk dëshiron ta thërrisnin.
Ky postim është i datës 24 korrik të vitit 2023.

Ndryshe, edhe opinionistja Olta Gixhari mbrëmë i tha se “Të kam pa të lumtur të lahesh në xhakuzin e shtëpisë. Nuk jemi këtu për të folur se çfarë ke kaluar me psikologun. Jeni në një shtëpi, fakti që të ka shkurtuar emrin, ti e ke masakruar”./Indeksonline/

