75 Mall Live Search
23:20 / E Martë, 01 Mars 2022 / OSH

Tha se e përkrah Kosovën në NATO, Erdogan bëhet kryelajm në mediat serbe

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është bërë kryelajm në mediat serbe, pasi gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi i tij do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mediat e Beogradit i kanë dhënë publicitet deklaratës së presidentit turk, për përkrahjen e shtetit të tij anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Erdogan e ka goditur Serbinë. Premtoi përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, “Erdogan e do Kosovën në NATO. Deklarohet presidenti turk – i premtoi Vjosa Osmanit se do ta ndihmojë”, “Presidenti turk: E përkrah Kosovën në NATO”, “Turqia do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, këta janë disa nga titujt e mediave serbe.

“Për ta mbështetur procesin e anëtarësimit [të Kosovës] në NATO s’kemi nevojë për të marrë leje nga askush. Ne i kemi ndërmarrë hapat tonë. Ashtu siç ndërmorën në rastin e njohjes, ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovë në NATO”, tha presidenti turk.