75 Mall Live Search
13:28 / E Premte, 27 Shtator 2024 / G T

Tha se fiton Real Madridi, këngëtares meksikane i ndalohet të performojë në “Metropolitano” nga Atletico Madridi

Këngëtarja dhe aktorja e njohur nga Meksika, Danna Paola, nuk do të performojë në fundin e pjesës së parë në derbin mes Atletico Madridit dhe Real Madridit në La Liga.

Gjatë një emisioni televiziv, Paola parashikoi ndeshjen duke thënë se klubi i Carlo Ancelottit fiton me rezultatin 2:1 ndaj atij të Diego Simeone, shkruan Indeksonline

Image

Për këtë parashikim, skuadra e Atletico Madridit ia ka ndaluar hyrjen në stadiumin “Metropolitano” këngëtares dhe ia ka ndaluar të performojë pas përfundimit të 45 minutëshit të parë.

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Atletico Madridit të dielën nga ora 21:00 zhvillon ndeshjen e javës së tetë në La Liga../Indeksonline/