75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / G T

Tha se ka lojtarë të rinj në skuadër, Boban e “godet” trajnerin Conte: Unë e pashë veç De Bruynen…!

Skuadra e Napolit pësoi humbje 6:2 ndaj PSV-së në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Trajneri Antonio Conte pas ndeshjes e justifikoi këtë humbje, duke thënë se në skuadër ka nëntë lojtarë të rinj, shkruan Indeksonline

Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban, nuk u pajtua assesi me deklaratën e Contes. Ai thotë se vetëm një lojtar të ri e ka pasur në skuadër.

“Nëntë lojtarët e rinj të emëruar nga Conte nuk kanë të bëjnë fare me këtë humbje.

“Unë vetë ishte lojtar dhe e di shumë mirë sa i rëndësishëm është thelbi i ekipit. Conte mbajti katërmbëdhjetë lojtarë nga sezoni i kaluar. Nuk e shoh problemin te nënshkrimet e reja. Por, më tregoni se kush nga lojtarët e rinj po luajnë, unë shoh veç Kevin De Bruyne”, u shpreh Boban

Kjo ishte deklarata e Contes pas humbjes së turpit ndaj PSV-së: