75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / G T

Tha se s’jemi gati! Vini Jr dështoi mbrëmë ndaj Milanit

Skuadra e Real Madridit u mposht 1:3 ndaj AC Milanit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Jr, i cili përfundoi i dyti në ranglistën e “Topit të artë” nuk bindi mjaftueshëm në këtë përballje, shkruan Indeksonline

Vini Jr bëri një paraqitje të dobët mbrëmë, madje një video në rrjetet sociale është bërë virale ku shihet braziliani duke tentuar të bëjë stila në fushë – kurse skuadra e tij po humbiste.

Pasi që nuk e fitoi “Topin e srtë”, Vini Jr kishte deklaruar se do ta shohin atë “10 herë më të mirë”.

“Do ta bëjë 10 herë më mirë. Por ata nuk janë gati”, ishte shkrimi i Vinit Jr kur e pa që s’do jetë fitues i “Ballon D’or”-it.

Kujtojmë se Vini Jr mbrëmë shënoi golin e vetëm të Real Madridit, nga pika e bardhë e penalltisë./Indeksonline/