09:09 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi për rezolutën “Bytyçi”: Inkurajim, që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për viktimat e regjimit serb, në Kosovë

Të martën Senati amerikan miratoi rezolutën për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi.

Këtë e ka mirëpritur edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Indeksonline.

Ai në një postim ka thënë sekjo dëshmon vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999.

Thaçi shtoi se për kosovarët ky vendim nga shteti mik është inkurajim që të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë.

Postimi i plotë:

E mirëpres miratimin e rezolutës “Bytyçi” nga Senati i SHBA-së, që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999. Kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyçi më në fund do të vihet në vend. HTH.