21:06 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Albin Kurti e sajoi vet kërcënimin, lojë e ultë që buron nga partia e tij!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe për kërcënimet që janë bërë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Gjykara Kushtetuese reagoi pas deklaratave të Kurtit për “Garden Shqiptare”. Nuk jam në garë me asnjë lider politik e as me kryeministrin, mendoje se është një nxitim me atë postim. Ky deklarim mund t’i kthehet boomerang kur e vërteta të del në shesh në të ardhmen. Një organizatë e tillë nuk ekziston, është fiktive”, ka thënë Thaçi në Rubikon- transmeton Indeksonline.

“Hetimi veç ka fillu, janë organet përkatëse që do të punojnë, ai e din që një kërcënim i tillë nuk ekziston, është e sajuar, ai e din cili ka qenë mesazhi i saj. Është një lojë e ultë dhe gjithçka buron nga partia e tij. Një dramë që e ka sajuar personalisht ai, e shkruar nga ai.”, tha tutje ai./Indeksonline/