75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Arbën Xhaferi mbetet formësues i identitetit evropian të shqiptarëve

Presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi ka kujtuar sot intelektualin shqiptar Arbën Xhaferi me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së tij.

Thaçi e ka cilësuar Xhaferin si formësuesin më të madh të identitetit evropian të shqiptarëve.

“Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane. Arbën Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.