Thaçi arrin në Sllovaki, tregon për panelin që do të marr pjesë bashkë me Vuçiqin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka arritur në Bratislavë të Sllovakisë ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar për takimet që do të zhvilloj dhe temat që do të diskutohen në forum, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Thaçit:
Sapo arrita në Bratislavë të Sllovakisë, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec.
Takimin e parë e kam me Philip Ricker, diplomatin amerikan që e njeh shumë mirë rajonin tonë.
Më pas, në panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasim për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjellë ajo për vendet tona dhe tërë rajonin.
Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada. /Indeksonline/