12:54 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi arrin në Vlorë, nderon Ismail Qemalin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka arritur në Vlorë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se ka vendos kurora me lul pranë varrit të njërit prej etërve të shtetit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlorës, transmeton Indeksonline.

“Sapo arrita në Vlorë, ku vendosa kurorë me lule pranë varrit të njërit prej etërve të shtetit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlorës. Duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë, ai jetësoi ëndrrën e rilindasve tanë dhe u bë frymëzim për përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri. HTH”, ka shkuar ai./Indeksonline/