75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Asnjë borxh Serbisë nuk ja kam, bishtin zënë s’ma ka

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe një herë për luftën e fundit në Kosovë. Në një emision televiziv ai ka kujtuar gjenocidin që ka bërë shteti i Serbisë në Kosovë.

“Përderisa Serbia nuk turpërohet me vazhdu me i gënjy botën për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë, kur dihet se kush është agresori nuk mund të lujmë loja të ndryshme, duhet ta themi të vërtetën. Ende askush nuk është akuzu e as dënu në Serbi. Shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra, askush në Serbi dhe askush nuk është thirrë për tu akuzuar e lërë më dënuar”, ka thënë ai në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

“Ajo që na takon neve, nuk mendoj se Serbia do ndryshojë qasjen në raport me të kaluarën në Kosovë. Ata e dijnë se çfarë dhune të përmasave kanë bërë ndaj përmasave popullore, është kryer prej shtetit jo prej individit, të orkestruar që e ka marrë edhe ndëshkimin prej NATO-s. Edhe në takime tjera e kam theksuar, por në Këshillin e Sigurimit jemi ballafaquar drejtëpërdrejtë, prandaj edhe përgjigjja ime ka qenë pa asnjë rezervë. Derisa ata vazhdojnë të gënjejnë, ne nuk do të kursehemi”, ka theksuar tutje ai.

Ai ka bërë me dije se në Këshillin e Sigurimit e ka thënë të vërtetën, por vazhdojnë me hesht për fat të keq.

“Asnjë borgj Serbisë nuk ja kam, bishtin nxë s’mka ka. Unë ndihem shumë krenar, edhe para 20 viteve kam qenë luftëtar i UÇK-së, është krenaria më e madhe e jetës sime”, ka vlerësuar ai. /Indeksonline/