21:48 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi bashkë me Endritin në stadium, presidenti parashikon fituesin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me djalin e tij, Endritin gjendën në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar finalen e Kupës së Kosovës mes Feronikelit dhe Trepçës 89.

Thaçi ka postuar një fotografi në Instagram së bashku me djalin e tij.

Në përshkrimin e fotografisë ai e ka parashikuar fituesin e ndeshjës.

“Finalen e kupës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, sonte po e përcjelli bashkë me Endritin. Lojtarët e të dyja ekipeve të mrekullueshëm në fushë, edhe pse kampioni siç duket do të mbetet i pamposhtur.”, kishte shkruar Thaçi.

Në pjesën e parë, Feronikeli po udhëheq me rezultat 2:0./Indeksonline/