23:40 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Bashkimi i Medvegjës, Bujanovcit, Preshevës me Kosovën është ideali im

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i ftuar në Open në Top Channel ku me anë të një lidhje skype foli për krizën politike në Kosovë.

Thaçi tha se do zbatojë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Thaçi foli edhe për marrëveshjen me Serbinë ku sipas tij nuk ekziston një plan sekret.

Në vitin 2018 por edhe në këtë studio keni thënë që Kosova do të marrë Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën, ndërsa Serbia nuk merr asgjë. Sa i qëndroni kësaj ideje?- e pyeti Eni Vasili.

“Ky është ideali im. Kësaj i qëndroj si ideal që Kosova të marrë Medvegjën, Preshevën dhe Bujanovcin- tha Thaçi.

Kujtojmë që Thaçi në vitin 2018 ka quajtur korrigjim kufijsh faktin Medvegja, Bujanovci dhe Presheva t’i bashkohen Kosovës.