75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit ishte porosia e Isa Boletinit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar Isa Boletinin në 103 vjetorin e vrasjes së tij.

Thaçi ka thënë se bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini.

“U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”, ka thënë presidenti Thaçi.