75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Thaçi bën homazhe tek varri i Rugovës, e quan arkitekt të pluralizmit politik

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe tek varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Homazhet janë bërë me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Rugova.

Në ndërkohë Thaçi ka thënë se sot shënohet 13 vjetori i vdekjes së presidentit Rugova të cilin e quajti, arkitekt të pluralizmit politik në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Sot shënohet 13 vjetori i vdekjes së presidentit Rugova, i cili ishte arkitekt i pluralizmit politik në Kosovë, i dialogut, negociatave, marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtarë. I angazhimeve unifikuese, përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj sot jam këtu me nderimet më të larta shtetërore si presidenti i vendit dhe si bashkëpunëtorët i tij”, ka thënë Thaçi.

Përderisa gazetarët dëshironin të bënin pyetje për çështje të tjera në vend, Thaçi ka zgjedhur të mos përgjigjet duke u larguar kështu nga kamerat./Indeksonline/