75 Mall Live Search
19:46 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë, mirësi dhe përmbushje shpirtërore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajt të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast Thaçi tha se ky muaj i adhurimit, solidaritetit, tolerancës dhe mirëkuptimit e forcon besimin në Krijuesin, familjen dhe shoqërinë tonë, transmeton Indeksonline.

Urimi i plotë:

Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë, mirësi dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i adhurimit, solidaritetit, tolerancës dhe mirëkuptimit e forcon besimin në Krijuesin, familjen dhe shoqërinë tonë. Pandalshëm, ne të gjithë duhet të përpiqemi ta rrisim përkushtimin tonë për vepra të mira, humanizëm dhe ruajtje të vlerave njerëzore! HTH