75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi bisedon me Metën: Kosova dhe Shqipëria do të gjejnë rrugën e përbashkët për ringjalljen e ekonomisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta kanë biseduar sot rreth luftës kundër pandemisë me Covid-19. Thaçi ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria do të gjejnë rrugën e përbashkët për ringjalljen e ekonomisë pas betejës me koronavirusin.

Në faqen e tij zyrtare facebook, Thaçi ka thënë se kishte një bisedë vëllazërore më Metën.

“Një bisedë vëllazërore për luftën kundër pandemisë sot kisha me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Kosova dhe Shqipëria sikur që i janë gjendur gjithmonë pranë njëra-tjetrës, do ta gjejnë edhe pas kësaj beteje rrugën e përbashkët për ringjalljen e ekonomisë dhe sanimin e pasojave, duke u kujdesur për shëndetin publik të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.