75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Bota s’na ka vetëm neve, të bëhemi bashkë për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit të ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se nëse bëhen bashkë të gjithë liderët e shtetit me shtresat tjera, atëherë dialogu do të ketë rezultat në të mirë të vendit, raporton Indeksonline.

Më poshtë pjesë nga fjala e Thaçit:

Ne jemi koordinuar për një angazhim shtesë të të gjitha institucioneve, të një koordinimi dhe më të mirë të punëve tona.

Duke qenë të bashkuar do të kemi rezultate më të mira në dialogun Kosovë-Serbi, që përshinë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB.

Ky angazhim i të gjithëve është edhe një thirrje për hezituesit që të marrin përgjegjësi për përmbylljen e këtij procesi.

Kosova është e përkushtuar që në këtë proces të jetë e angazhuar me gjithë ekspertizën e saj.

Procesi është i udhëhequr nga BE, por është ndryshe që pas letrës së presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Kam besim që ekipi negociator do të kryej punën e vet, unë si president do të jap çdo këshillë dhe do të mbështes ekipin.

Çdo ide dhe sugjerim nga të tjerë është i mirëseardhur në mënyrë që procesi të jetë i plotë.

Bota nuk na pret neve, nuk na ka vetëm neve, por edhe ne kemi ditur mos t’i zhgënjejmë të tjerët . /Indeksonline/