12:16 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Thaçi cakton datën e zgjedhjeve në Podujevë dhe, në Mitrovicë të Veriut

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi.

Në vendimet e presidentit Thaçi theksohet se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të komunave: Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.