12:25 / E Enjte, 02 Korrik 2020

Thaçi: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, moment i paharrueshëm politik dhe historik

Sot mbushen 30 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të Federatës së atëhershme Jugosllave.

Me këtë rast, përmes një postimi të bërë në FB, presidenti Thaçi ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë

Ky është postimi i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë. Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica. Mirënjohje të gjithë atyre që pandalshëm punuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. HTH

Mos i humb